Të fundit

Prokuroria neglizhon vjedhjen e 160 mijë eurove nga punëtori në një kompani

Për rreth një vit, Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka qenë në gjendje të marrë kurrfarë veprimesh që do ta nxjerrin para drejtësisë, Arianit Sylejmanin, një ish-punonjës i Qumështores Vita në Pejë. Ai është denoncuar për vjedhjen e rreth 160 mijë eurove. Një krimi financiar që dyshohet se e ka kryer ndaj kompanisë ku punonte. Prokuroria e e Pejës është duke e neglizhuar rastin, pavarësisht dëmit të madh që ka pësuar kompania.

Më 11 nëntor të vitit 2021, një ish-punëtor i Qumështores Vita në Pejë është denoncuar në Policinë e Kosovës nën dyshimin për vjedhjen e rreth 160 mijë eurove.

Rasti i kallëzuar pothuajse një vit më parë në polici nga Qumështorja Vita implikonte ish-punonjësin e kompanisë për vjedhje të rreth 160 mijë eurove përmes keqpërdorimit me fatura.

Që nga ajo kohë, përfaqësuesit e ndërmarrjes private “Abrazen” L.L.C., e cila menaxhon me Qumështoren “Vita” në Pejë, janë paraqitur tri herë në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Janë intervistuar dhe u janë kërkuar informacione shtesë nga ish-prokurori i rastit, Astrit Gashi.

Paparaci, ka mësuar se përfaqësuesit e Qumështores Vita janë intervistuar nga prokurori i lëndës më 29 nëntor të vitit 2021 dhe nëntë muaj më vonë, më 26 gusht të vitit 2022.

Megjithatë hetimet për rastin kishin ngecur për më shumë se tetë muaj. Aktvendimi për nisjen e hetimeve është nxjerrë në gusht të këtij viti. Megjithatë nuk ka asnjë lëvizje tjetër. I dyshuari mbetet i lirë, e kompania e pa kompensuar.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se hetimet ndaj të dyshuarit në drejtim të veprës penale “keqpërdorim të autorizimeve ekonomike” janë hapur më 3 gusht.

Aktvendimit për fillimin e hetimeve, sipas zëdhënësit të Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i ka paraprirë faza para-hetimore e lëndës.

“Pas marrjes se informatave dhe verifikimit të tyre nga Policia e Kosovës, të njëjtit kanë ngritur kallëzim penal me datë 26 korrik të këtij viti”, ka thënë Shkodran Nikçi për Paparacin.

“Pas analizimit të kallëzimit penal, prokurori i çështjes ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve më 3 gusht të këtij vitit, ku sërish janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndriçimin e plotë në drejtim të veprës penale ‘Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë ka pohuar se aktualisht rasti ende ndodhet në fazën e hetimeve dhe se “për shkak se mund t’i dëmtojmë hetimet rreth këtij rasti nuk mund të japim me shumë informata”.

Megjithatë, veprimet procedurale të Prokurorisë nuk kanë rezultuar me veprime konkrete.

Paparaci zbulon se ish-prokurori i rastit, Astrit Gashi, ka lidhje të afërta me të dyshuarin për vjedhje, Arianit Sylejmani.

Astrit Gashi nuk është më prokuror i rastit. Para një periudhe kohore ai është transferuar nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci