Të fundit

Aeroportit të Prishtinës i shtohen linja të fluturimit nga dhe për Prishtinë

Brendi ndërkombëtar i fluturimeve, “WizzAir”, ka hapur bazën në Kosovë si dhe ka njoftuar për shtimin e tri linjave të fluturimit nga dhe për Prishtinë, në periudhë të afërt kohore.

Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i “WizzAirit” në një ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, linjat e reja që do t’i shtohen Aeroportit me këtë brend do të jenë fluturimet tri herë në javë për dhe nga Brukseli, ai për Karslruhe/Baden-Baden 4 herë në javë dhe çdo ditë drejt Bazelit të Zvicrës.

Deri tash kanë qenë 6 linja, për në Londër, Dortmund dhe Memmingen në Gjermani, Bratislavë, Milano dhe Romë në Itali.

Baza e “WizzAirit” do të hapet nga nëntori.

Ndërkaq, drejtori i Aeroportit të Prishtinës, Süreyya Gökhan Açıkgöz, tha se hapja e bazës së Wizz Air paraqet një angazhim afatgjatë dhe mundësi të reja për rritjen e kapaciteteve dhe lidhjeve ajrore të Kosovës.

“Ky është një moment i rëndësishëm, një arritje që ka rëndësi jo vetëm për aeroportin tonë, por edhe për Republikën e Kosovës dhe për të ardhmen e lidhjes së vendit tonë me Evropën dhe botën. Kjo është shumë më tepër sesa ardhja e një avioni të ri. Është një shprehje e qartë e besimit në Kosovë, në qytetarët tanë, në tregun tonë dhe në mundësitë që na presin në të ardhmen”, tha ai.

“Hapja e një baze të një kompanie ajrore përfaqëson një angazhim afatgjatë. Ajo sjell rritje të kapaciteteve, përmirësim të lidhjeve ajrore, mundësi të reja për pasagjerët tanë dhe potencial për të kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e turizmit, tregtisë, investimeve dhe ekonomisë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, synimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë: të shërbejmë si një portë e besueshme hyrëse për Kosovën dhe të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e vendit tonë me Evropën dhe më gjerë”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci