fbpx

Të fundit

Dëshmi të reja ndaj Ramiz Lladrovcit si kishte shitur zhavorr nga pasuria publike

Visar Zariqi, shoferi i projekt menaxherit të kompanisë “Standart” ka treguar fakte të reja sesi kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kishte shitur zhavorr të marr nga pasuria publike.

Përmes një videoingjizimi të publikuar nga Xhavir Drenori në “YouTube”, tregohen siç thotë ai fakte të reja rreth veprës penale “vjedhje” të kryer nga Lladrovci nga periudha 2009 – 2015, shkruan Paparaci.com.

Zariqi ka treguar se kompania e Ramiz Lladrovcit që i shitke zhavorr kompanisë “Standard”, kanë qenë përfitues të dy, mirëpo dënimet që i kanë shkaktuar ambientit kanë ardhur në emër timin tregon ai.

“Agjencioni i Minierave ka konstatuar se unë jam pronar i kompanisë “Standrad”, gjë që s’jam, shuma që më është ardhë ka qenë 31 mijë euro”, tregon Zariqi. Ai ka treguar sesi ka hasur në vesh të shurdhur edhe në institucionet e drejtësisë.

Lladrovci më 24.07.2009 ishtë zënë duke vjedhur pasuri publike nga Roja e Pyellit, Skender Xheli i cili e kishte denoncuar, ku më datë 30.07.2009 rasti ishte deponuar si Kallëzim Penal në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë për vjedhje.

Tutje në videoingjizimin e treguar nga Drenori më datë  07.08.2009 Prokurori Publik i Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë Imer Beka, ngriti propozim aktakuzë për kryerjen e veprës penale vjedhje.

Me datë 04.05.2015 rasti vjen në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Gllogoc, rasti me numër P.nr223/2009 dhe Gjykatësi në këtë Gjykatë e Miraton marrëveshjen e arritur për zgjedhje me ndërmjetësim të çështjes penale ndërmjet të pandehurit Ramiz Lladrovci dhe Agjencinë Pyjorore Komunal në Gllogoc të cilin e përfaqëson Ismet Shala.

Siç ka treguar Drenori, Ramiz Lladrovci e kishte pranuar veprën penale dhe kishe kërkuar që çështja të ndërmjetësohet. (ky rast do duhej të ishte rast studimi për njohësit e fushës së drejtësisë sepse sipas avokatëve të konsultuar me këtë çështje/rast dalin shumë gjëra kontestimore.

Krejt kjo sipas Drenorit kishte ndodhur në vitin 2015 në kohë kur kishte ndodhur Aktvendimi i Gjykatës për Lladrovcin i njëjti ishte ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë dhe një vit më vonë garon dhe zgjidhet kryetar i komunës së Drenasit. /Paparaci.com

Për më shumë shiko videon KËTU:

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci