Të fundit

Mefail Bajqinofci lakmon Vuçiqin për shkak të kontrollit mbi mediat në Serbi

Kryeministri Albin Kurti, shpesh herë është “nervozuar” me pyetet e gazetarëve. Ai përveç që del rrallëherë në konferenca për shtyp, kur gjendet përpara gazetarëve përpiqet tua “mësoj” punën këtyre të fundit.

Ai në konferencën e fundit që e pati ku foli për situatën në veri e kritikoi një gazetarë se pse po bëhen pyetje për Asociacionin.

Ky diskurs i Albin Kurtit ka kaluar edhe te deputetët e partisë së tij, e zyrtarë të partisë.

Deputeti Mefail Bajqinovci ka kërkuar nga analistët e mediat që të përqendrohen në diskutimin për propozimin franko-gjerman e të mos diskutohet për targat.

“Shumë o ka diskutohet për targat, është dashtë të diskutohet refuzimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë.”

“Unë mendoj që Kosova, opozita,  analistet duhet të flasin për propozimin franko -gjerman, nuk duhet te flasin për tabela. Nuk duhet t’i bëjnë favor Serbisë e cila është ka tenton t’i fusë në diskurs publik targat”, tha deputeti Bajqinovci.

“Po të ishim ne që do ta refuzonim çka do të ndodhte”, pyeti ai.

Tutje, ai përmendi rastin e Serbisë ku sipas tij mediat janë rreshtuar përkrah presidentit të Serbisë për ato që po ndodhin në Kosovë. Sidoqoftë, ky nuk është konstatim i saktë për shkak se në Serbi pothuajse të gjithë mediat, me ndonjë përjashtim, janë të kapura nga Vuçiq dhe 100 përqind në shërbim të tij.

Një nga mediumet e rralla atje që raporton ndryshe nga ajo që do Vuçiq u përballë me kërcënime, për cka reagoi ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Baqinovci ka dhënë shembull Serbinë se si duhet të jenë mediat edhe në Kosovë në përkrahje të liderit të vendit.

“Ju nëse i shihni ne Serbi, opozitën, mediat dhe te gjithë janë te rreshtuar pranë Vuçiqit, ndërsa këtu i kemi, nuk po dihet… kur i dëgjon disa analistë, ti nuk e di a je duke e dëgju dike i cili po është në vijë me Vuçiqin, apo është duke folë gjëra me të cilat unë nganjëherë po turpërohem kur po i dëgjoj, të njëjtat fjali”, tha Bajqinovci.

“S’po thom që jonë me Vuçiqin, mos të konsiderohet kjo… por nuk e di qysh nuk përkrahet një Kryeministër që sot po shohim se është në luftë me një kreaturë të Rusisë, siç është Aleksandar Vuçiq dhe dalin me deklaratat po na prishin me Amerikën. Nuk e di deri ku do te shkoje kështu, duhet te unifikohen edhe opozita edhe pjesa e mediave”, rekomandoi Bajqinovci.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci