Të fundit

Pas skadimit të masës së Qeverisë, ky është çmimi i naftës

Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varijon prej 1.72 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.46.

Kështu tha për Paparacin, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Tutje, Berjani i tha Paparacit, se çmimi i derivateve është trend në rënie të lehtë.

“Çmimi i derivateve është trend ne rënie e lehtë e çmimit. Nafta do të jetë 1 euro e 72 centë, benzina 1 euro e 46 centë”.

Megjithatë, këto ditë është raportuar se tregtarët po abuzojnë me çmimet e derivateve sapo masa e Qeverisë për caktim të çmimit tavan po skadon.

Ndryshe, masa e Qeverisë për caktimin e çmimit tavan, ka skaduar të martën.

Të martën, në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji që përcakton çmimin tavan për produktet bazike. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci