Të fundit

Ish-kryeministri Hoti: “Kemi rënë në grackën e Serbisë”

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka rënë në grackën e Serbisë, “për shkak se nuk i mori parasysh këshillat e aleatëve”.

Hoti ka thënë se nuk “mund dhe nuk duhet” të përkrahim qasjen e kryeministrit Albin Kurti në raport me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kur aleatët nuk na mbështesin, pasojat nuk i bartin vetëm ata në krye të institucioneve. Pasojat i bartim të gjithë”, tha Hoti. “Sigurisht se na duhet konsensus nacional për veprimet që ndërmerren në përballje me situatën e krijuar. Por nuk mund dhe nuk duhet të rreshtohemi prapa atyre që nuk kanë ide si do të menaxhohet dhe përmbyllet në interesin e Kosovës kjo situatë komplekse politike dhe e sigurisë”.

Ish-shefi i qeverisë kosovare deklaroi se Kosova ndodhet brenda një gracke.

“Sigurisht se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë. Por kësaj radhe, për shkak se nuk i morëm parasysh këshillat e aleatëve, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë”, tha ai.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci