Të fundit

Kosova synon triumfin e dytë në grup

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sot (e marte) në aksion, ku do të luajë me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që është e fundit për këtë muaj.

Në përballjen e parë, Dardanët kishin triumfuar si mysafir i Gjeorgjisë me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Bernard Challandes ka thënë se ata duhet të bëjnë më mirë, pasi ndeshja ndaj Suedisë ishte dëshpëruese.

Sa i përket lëndimeve, Lirim Kastrati rikthehet ne aksion, pasi kishte disa probleme – por që tani është 100 për qind i gatshëm.

Për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë ka folur në konferencë për media edhe Muriqi, që tha se ata duhet të bëjnë më mirë dhe të fitojnë këtë takim.

Kosova është në Grupin B dhe ka arritur të arkëtojë vetëm katër pikë, me Spanjën që është lider me 13 sosh, Suedia me 12, Greqia me nëntë dhe Gjeorgjia është në të fundit me një.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci