Të fundit

Prishtina mbyll sonte fushatën zgjedhore me tubimet e tri partive

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër, më 7 qershor, ka hyrë në ditët e fundit.

Procesi i fushatës nisi më 28 maj dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës, kur do të hapen qendrat e votimit.

Sonte në Prishtinë do të zhvillohen tubimet përmbyllëse të disa subjekteve kryesore politike.

  • 20:30 – Tubimi përmbyllës zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, prapa Pallatit të Rinisë.
  • 20:00 – Tubimi përmbyllës zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Sheshin “Xhorxh Bush”.
  • 20:00 – Tubimi përmbyllës i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Sheshin “Skënderbeu”.

Këto tubime shënojnë përfundimin e fushatës dhe përgatitjen për votimin e nesërm, ku qytetarët do të vendosin për përbërjen e re të institucioneve të vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci