Të fundit

KQZ: Në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 09:00 votuan 11.24% të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakoshme për Kuvendin e Reublikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.

Ai tha se procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.

“Deri në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë. Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi nga 30 përfaqsi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 1,117 votues”.

“Në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, tha ai.

Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:

  1. GJERMANI:
  • Berlin – ambasadë;
  • Frankfurt – konsullatë;
  • Hamburg – konsullatë;
  • Mynih – konsullatë;
  • Shtutgart – konsullatë; dhe
  • Dyseldorf – konsullatë.
  1. ZVICËR
  • Bernë – ambasadë;
  • Gjenevë – konsullatë; dhe
  • Cyrih – konsullatë.
  1. MBRETËRIA E BASHKUAR
  • Londër – ambasadë.
  1. FRANCË
  • Paris – ambasadë; dhe
  • Strasburg – konsullatë.
  1. BELGJIKË
  • Bruksel – ambasadë.
  1. NORVEGJI
  • Oslo – ambasadë.
  1. AUSTRI
  • Vjenë – ambasadë.
  1. SUEDI
  • Stokholm – ambasadë.
  1. SLLOVENI
  • Lubjanë – ambasadë.
  1. DANIMARKË
  • Kopenhagë – konsullatë.
  1. ITALI
  • Romë – ambasadë; dhe
  • Milano – konsullatë.
  1. TURQI
  • Ankara – ambasadë; dhe
  • Stamboll – konsullatë.
  1. KROACI
  • Zagreb – ambasadë.
  1. HOLANDË
  • Hagë – ambasadë.
  1. REPUBLIKA ÇEKE
  • Pragë – ambasadë.
  1. HUNGARI
  • Budapest – ambasadë.

Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:

  1. SHBA
  • Ëashington – ambasadë; dhe
  • Neë York – konsullatë.
  1. KANADË
  • Otavë – ambasadë; dhe
  • Toronto – konsullatë.

Elezi tha se në përfaqsit diplomatike mund të votojnë vtëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike.

“Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026)”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci