Të fundit

Mbyllet rasti i gjashtë vdekjeve të dyshimta në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur rastin e vdekjes së gjashtë personave të infektuar me COVID-19 në Klinikën Infektive në korrikun e vitit të kaluar, në periudhë të shkurtër kohore.

Zëdhënësja Laureta Ulaj ka thënë se vdekjet kanë qenë të natyrshme.

“Sipas raportit të autopsisë, personat kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe kanë pasur vdekje të natyrshme”, ka thënë ajo.

Brenda 72 orësh, në dy njësi të ndryshme të QKUK-së, ku trajtoheshin pacientët me COVID-19, ishte raportuar për rënie të presionit të oksigjenit në aparatura furnizuese.

Rënia e presionit të oksigjenit siç pati raportuar KOHA ka zgjatur rreth një orë dhe niveli ka qenë rreth 21 për qind.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci