Të fundit

Lavrov edhe një herë jep përkrahje të pa rezervë Serbisë në lidhje me Kosovën

“Nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës pa pajtimin e Serbisë, Këshillit të Sigurimit të KB dhe pajtimit të Rusisë dhe çdo përpjekje e imponimit të aktit të kryer kur bëhet fjalë për Kosovën nga ana e qendrave perëndimore mund të vijë në kundërshtim të ashpër të Moskës”, interpreton gazeta serbe “Novosti” porositë kyçe të cilat i ka dërguar shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov të hënë mbrëma Beogradit për Kosovën, por edhe “për paaftësinë e Bashkimit Evropian”, transmeton Paparaci.com.

Lavrov, i cili po merr pjesë në Beograd në shënimin e themelimit të Lëvizjes së Painkuadruarve, në të cilin Rusia prej qershorit e ka statusin e vëzhguesit, haptas ka pretenduar se “zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e bazuar në Rezolutën 1244, se duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së dyja palëve dhe të jetë e vërtetuar në Këshillin e Sigurimit të KB”. Ai ka thënë se Moska do ta pranojë çdo zgjidhje e cila i përgjigjet Serbisë dhe popullit serb.

Diplomati rus e ka kritikuar Bashkimin Evropian për “koncesione të cilat po i bën shqiptarëve të cilët nuk po i zbatojnë detyrimet” dhe ka bërë thirrje për formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe.

Lavrov ka kritikuar Brukselin se po e akuzon Moskën që po përzihet shumë në ngjarjet në Ballkan dhe se po bën presion në shtetet e rajonit, duke thënë se “BE po sillet në mënyrë kolonialiste jashtë kufijve të tij ndërsa tjerëve i porositë se nuk kanë çfarë të kërkojnë atje ku ata nuk janë prezentë”./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci