Të fundit

Shtyhet edhe ndeshja Trepça – Teuta

Është shtyrë edhe një ndeshje tjetër e Ligës Unike në basketboll. Pas ndeshjes Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun, është shtyrë edhe ndeshja Trepça – Teuta. Kjo ndeshje planifikohej të zhvillohej të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Klubi mitrovicas ishte plotësisht gati për organizimin e ndeshjes, të cilën madje e ka planifikuar si festë basketbolli, marrë për bazë që debuton në Ligën Unike. Por ndërkohë ndeshja është shtyrë, me arsyetimin se Teuta dhe klubet tjera të Shqipërisë nuk janë ende të gatshme.

Shtyrjen e ndeshjes Trepça – Teuta e ka konfirmuar Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së dhe anëtare e bordit të Ligës Unike.

Ajo ka theksuar se ndeshjet në Shqipëri, Apolonia – Ponte Prizreni dhe Kamza – Peja, do të zhvillohen këtë mesjavë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci