“Le të pajtohet zonja Osmani sa më shpejtë, sepse në kohën para nesh do të sheh frytet e këtij samiti”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Petkoviq, sot ka deklaruar se “duke sulmuar festimin e 60 vjetorit të Samitit të Painkuadruarëve në Beograd, Vjosa Osmani me arsye tregon nervozizëm, sepse për të është e qartë se e ashtuquajtura Kosovë çdo ditë po humbë mbështetjen ndërkombëtare”.
“Unë jam i kënaqur që Osmani po ndjek nga afër ngjarjet në Beograd, sepse ditët e kaluara ajo ishte në gjendje të shihte se çfarë do të thotë kredibilitet dhe reputacion ndërkombëtar, mbështetje dhe diplomaci e suksesshme”, ka pretenduar Petkoviq./Papararci.com.