Të fundit

Banka Qendrore e Kosovës shpall konkurs për Guvernator

Bazuar në nenin 38 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK), ka shpallur konkurs për plotësimin e postit të lirë për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas konkursit të shpallur nga BQK-ja, emërimi i Guvernatorit do të jetë për një mandat pesëvjeçar.

Në njoftim bëhet e ditur se, lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ.

Ndërkaq thuhet se, miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të BQK-së për konkurs:

Bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli i Bordit të Bankës Qendrore (BQK) publikon:

Shpallje

Për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Profili i kërkuar i kandidatit/es:

Të jetë me integritet dhe të ketë përgatitje universitare;
Të ketë minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e
ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështje juridike;

Të ketë njohuri në zhvillimin dhe implementimin e politikave të rëndësishme të
lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së;

Të ketë përvojë dhe aftësi menaxheriale;

Të përmbushë kërkesat nga neni 40 i Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të

Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera paraqet përparësi.

Emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.

Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të

Republikës së Kosovës i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për kët pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të

Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes email adresës vijuese: [email protected] ose në dorë në kovertë të mbyllur në Arkivin e BQK-së, ndërtesa e BQK-së, Rruga Garibaldi nr.33 në Prishtinë ose përmes postës në adresë të BQK-së: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (Shënim: për pozitën e Guvernatorit), Rruga Garibaldi nr. 33, 10000, Prishtinë, Kosovë.

Afati i fundit për aplikim është 16 dhjetor 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga ana e Panelit do të thirren për intervistë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci