Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Australinë me rezultat 2 me 0 për të kaluar fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.
SHBA-ja me lehtësi mposhti “Kangurët”, me një autogol të realizuar dhe një tjetër gol nga Freeman.
Me këto tri pikë, SHBA-ja është e para në grupin D me gjashtë pikë. Në pozitën e dytë është Australia, teksa Turqia nesër zhvillon ndeshjen me Paraguain.
