Të fundit

Ministri Sveçla rikthehet në komision pas përplasjes me Bekë Berishën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela është rikthyer sërish në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të vazhduar raportimin e tij, pasi që i njëjti u ndërpre për shkak të përplasjeve që pati me kryetarin e këtij komisioni Bekë Berisha.

Sveçla kërkoi falje për ngjarjen që ndodhi duke thënë se “me kënaqësi kam pranuar ftesën për të ardhur për të raportuar. Nuk jam i gatshëm të bëhem pjesë e lojërave apo fushatave të ndryshme”.

Mbledhjen e Komisionit po e kryeson zëvendëskryetari Enver Dugolli, për dallim nga paraditja ku mbledhjen e kryesonte kryetari Bekë Berisha, por që për shkak të përplasjeve u ndërpre.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

“Mos me shit mend ti mu këtu”, iu drejtua Bekë Berisha ministrit Sveçla.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci