Të fundit

Drejtori i Policisë nuk pranon pyetjet për Specialen

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe gatishmërinë e PK-së që t’u ofrojë garanci për lirimin me kusht të të paraburgosurve.

“Besoj që opinioni publik tashmë e din që neve na u janë bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresuar kërkesat nga avokatët mbrojtës. Ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasur dëshirë që të na kurseni neve dhe tua bëni dhomave të specializuara. Unë u përgjigja që avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesa për kushtet për lirim me kusht. Ne i kemi dërguar kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq, ministri Sveçla ka thënë se kanë qenë të përgatitur fizikisht që t’i largojnë barrikadat.

Ai ka thënë se ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga Policia dhe politik nga Qeveria që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme për largimin e barrikadave, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë ngërç në përgatitjen logjistike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci