Ka dhe një tjetër shpjegim: ai nuk është më në fazën e hershme ku ndjen se ka absolutisht nevojë për t’ju fituar besimin, sepse ai e di që ju tashmë jeni të përkushtuara në maksimum (e mërzitshme, por e vërtetë).

Ndoshta nuk duhet të ndiheni dhe aq xheloze nëse fjala është për një foto të një vajze që nuk e keni takuar kurrë. Edhe nëse është një foto e një supermodeleje, tregohuni të drejta.

Nëse ende ndiheni xheloze, do t’ju duhet të flisni për atë që do të dëshironit më shumë në marrëdhënie, në vend që të përpiqeni të kontrolloni sjelljen e tij. Nuk ka të bëjë me t’i tregosh se çfarë të bëjë, por t’i bësh të ditur se si mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurta.

Si rregull i përgjithshëm, nuk është kurrë mirë të drejtoni gishtin pa patur një problem real.