Të fundit

Deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen Trepça e Ferronikeli

Deputetët e opozitës sot kanë ngritur çështjen e krizës energjetike dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për kompensimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala dhe anëtari tjetër i komisionit Pal Lekaj kanë kërkuar nga Qeveria të gjej mënyrë dhe mundësi që për gjigantët e mëdha, kompanitë Trepça dhe Ferronikeli të ndërmarrë masa që mos të mbyllen dhe humbin fabrika që mbyllen nga 1 mijë vende të punës.

“Nëse kështu vazhdon ky trend i çmimit të lartë të energjisë, as një kompani në vend nuk ka me mundur me përballu këtë krizë”, ka thënë Shala, raporton KP.

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësi mbetet e dy ministrive, asaj të MINT dhe të Ekonomisë.

Deputeti nga LVV-ja, Armend Muja ka thënë se deri tash në Kosovë nuk ka krizë energjetike, përveç në rajon.

Komisioni në mbledhjen e sotme nuk ka mbështetur raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2020.

Po ashtu, ky Komision ka shpallur e konkursin dhe formimi i Panelit intervistues për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci