Të fundit

Mesfushori arab zbulon fjalët e trajnerit: Të betohem në Zot që po qaja

Pamjet e pabesueshme të bisedës së trajneri të Arabisë Suadite, Herve Renard me ekipin e tij tregojnë më së miri rikthimin e fuqishëm të futbollistëve arab në pjesën e dytë.

Arabia Saudite shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha në futboll duke përmbysur epërsinë e Argjentinës.

Pas ndeshjes mesfushori saudit, Abdulelah Al-Malki tha se biseda e Renardit në pjesën e parë të skuadrës i frymëzoi ata të “hanin bar” ndërsa dolën pas në pushim.

“Ne kemi një trajner të çmendur,” tha ai për Alkass Sports. “Ai na motivoi gjatë pjesës së parë, duke na treguar gjëra që na bënin të dëshironim të hanim bar.”

“Para ndeshjes, në bisedën me trajnerin, të betohem në Zot që po qaja. Ai na motivoi në atë masë sa nuk mund të prisnim që loja të fillonte”.

Renard është një prej emrave më të përfolur nga dita e djeshme, teksa talenti i tij dhe motivimi i lojtarëve është shfaqur edhe në ndeshje tjera.

Së fundmi është publikuar një video nga dhomat e zhveshjes në finalen e Kupës së Kombeve Afrikane, ku futbollistët e tij ishin duke humbur në pjesën e parë por në fund arritën të triumfonin.

I pyetur pas ndeshjes ndaj Argjentinës, tekniku francez është përgjigjur se te skuadra argjentinase ka munguar motivimi.

“Ndonjëherë kundërshtarët nuk e kanë motivimin më të mirë, është normale, kjo na ka ndodhur edhe neve kur luajmë me ekipe më të ulëta. Disa njerëz nuk e kuptojnë, por ju mund të imagjinoni se kur luani kundër Arabisë Saudite, motivimi nuk është i njëjtë si të luani kundër Brazilit”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci