Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Nëntor 2021

Dashi
Zgjidhini njerëzit me të cilët do të shoqëroheni dhe mos ia lini aspak rastësisë. Do të keni nevojë të keni pranë persona të besuar. Bëni më shumë kujdes për shëndetin.

Demi
Dikush nga e kaluara do të bëhet i/e gjallë. Jini të gatshëm të tregoni edukatën tuaj, por lërii të kuptojë se vendimi ju takon juve. Dhe atë vendim, merreni me qetësi.

Binjakët
Përpiquni që të mos diskutoni me askënd. Do të jenë diskutime të mërzitshme dhe pa asnjë kuptim. Nëse jeni beqar/e, do të merrni lajme të mira.

Gaforrja
Avantazhe nga paratë e personave të tjerë. Mund të kaloni një ditë të këndshme, por mos u përfshini në polemika me miqtë. E ndërkohë, falni ndonjë shaka.

Luani
Çdo nxitim dhe veçanërisht natyra juaj kurioze, mund t’ju dëmtojë. Mos u mundoni që të dini gjëra që të tjerët duan t’jua mbajnë të fshehta. Lëreni jetën të vijë si është e shkruar.

Virgjëresha

Do të keni raste të mira që t’i shfrytëzoni për një të ardhme sa më të mirë. Miqtë që ju rrethojnë duhet të jenë sa më të sinqertë. Bëni kujdes!

Peshorja
Do të prisni një lajm që mund të ndryshojë rrjedhën e rutinës suaj të përditshme. Por mundohuni t’i mobilizoni shpejt gjërat, sepse burokracia dhe zvarritjet mund t’ju bëjnë një shaka të hidhur.

Akrepi
Dedikojini pak kohë vetes suaj, në drejtim të pamjes dhe të veshjes. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të papritura, për të cilat nuk do të keni kohë të mendoheni. Megjithatë zgjuarsia juaj do të jetë vendimtare.

Shigjetari
Të reja në dashuri. Harmoni në raport me fëmijë që ju rrethojnë. Bëni shëtitje në një vend të gjelbëruar. Shumë të favorizuara do të jenë takimet mondane.

Bricjapi
Nëse dikush ju heq nga miqtë në Facebook, mos kini frikë: në fund të fundit do t’ju falë kënaqësi. Është koha që të seleksiononi miqtë.

Ujori
Do të keni një komunikim të shkëlqyer me të gjithë. Do të jeni në humor të mirë. Kontakto edhe me të huaj. Propozim interesant për një udhëtim.

Peshqit
Mos u bëni konfidencialë absolutisht me askënd. Shumë thashetheme po përhapen për ju, kjo falë të “besuarve” me të cilët keni ruajtur raporte. Injorojini dhe gjithçka do të shkojë për së mbari.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci