Ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka publikuar rezultatet nga fshati Piranë, një vendbanim në Prizen, tradicionalisht me LDK-në, sipas të cilave, në zgjedhjet e 7 qershorit partia doli e treta.
Ukaj, i cili para zgjedhjeve të jashtëzakonshme kundërshtoi rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, publikoi rezultatet nga dy zgjedhjet e fundit parlamentare: 28 dhjetor 2025 dhe 7 qershor i këtij viti.
Sipas postimit të Ukajt, rezultati i LDK-së në bastionin e vet në Prizren është tronditës. Nga parti e parë në zgjedhjet paraprake, LDK figuron parti e tretë në zgjedhjet e 7 qershorit në këtë vendbanim, raporton Paparaci.
Postimi i Ukajt shihet si një goditje ndaj lidershipit aktual dhe nxit dyshime për sabotim nga brenda në parti.
Xhavit Ukaj është një prej figurave kryesore të LDK-së në Prizren, në dekadën e fundit. Ai, ka shërbyer më parë si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe si anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prizren.

