Të fundit

Shaqiri asiston në fitoren e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Zvicra triumfoi përball Kamerunit me rezultat 1:0. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin G.

Golin e fitores për zviceranët e shënoi sulmuesi, Breel Embolo pas asistimit të Xherdan Shaqirit në minutën e 48-të të ndeshjes.

Për shkak se vendlindja e Embolos është Kameruni ai refuzoi ta festonte golin.

Përkohësisht Zvicra ndodhet në vendin e parë në grup, ku kundërshtarë ka Serbinë dhe Brazilin.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci