Të fundit

Me marrëveshje të dyanëshme, Drita e Nuhiu ndajnë rrugët

Klubi i futbollit Drita dhe trajneri Ardian Nuhiu kanë vendosur ti japin fund bashkëpunimit katërvjeçar.

Në konferencë për media të thirrur nga klubi gjilanas, drejtori i klubit dhe trajneri Nuhiu kanë bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre.

“Klubi ka vendosur që të shkëpusë kontratën me trajnerin Ardian Nuhiu. Pas humbjes nga Liria në konsultim me presidentët kemi ardhur në përfundim që të ndërpremë bashkëpunimin me Nuhiun”, ka thënë drejtori i klubit në konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, Nuhiu ka falënderuar të gjithë përkrahësit për punën e pa lodhur tash e sa vite.

“Dua ta falënderojë këtë klub të madh për tërë këto vite që ishin të mbushura me krenari, fitore e humbje. Po ashtu dua të falënderoj edhe tifozët e Dritës për përkrahjen e vazhdueshme. Jam falënderues i jashtëzakonshëm për të gjithë që ndihmuan për të arritur në këtë nivel për tërë këto vite”, është shprehur Nuhiu.

Drita është eliminuar dje nga Kupa e Kosovës pasi humbi nga skuadra e Lirisë, kurse në kampionat ndodhet në pozitën e parë në tabelë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci