Të fundit

Tovërlani reagon pasi e quajti Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës për grupmoshat U-21, Afrim Tovërlani ka kërkuar falje pas gjuhës raciste që përdori mbrëmë.

I ftuar në emisionin sportiv mbrëmë në Dukagjin, Tovërlani e ka quajtur mbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rudiger “futbollist me ngjyrë qymyri”.

Përmes një postimi në Facebook, Tovërlani ka kërkuar falje për gjesti, mirëpo ai nuk e ka quajtur vetën racist, teksa ka shtuar edhe një foto në postimi e tij ku tekniku kosovar shfaqej në një kampanjë kundër racizimit sa ishte futbollist.

“Kur kam luajtur une kundër racizmit besoj qe disa nga ju që me cilesuat sot racist nuk keni qenë te lindur.
Kurr skom qenë racist as skom me qenë. Nese dikush eshte ofenduar per fjalët e mija ne emision e terhjeki fjalen dhe kerkoj falje por sigurt qe skam të bëjë me racizem”, thuhet në postimin e Tovërlanit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci