Të fundit

Mësohet: Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen e ish-vjehrrit të tij në Dragash

Omer Muhameti, 31-vjeç, është arrestuar sot nën dyshimin për tentim-vrasjen e ish-vjehrrit të tij, K.Q., të premten në mesditë në Dragash.

Viktima është plagosur para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Policia tha se dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka lindur shkaku i divorcit mes të dyshuarit dhe vajzës së viktimës. Çifti ishte në proces të divorcit.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, tha se i dyshuari Omer Muhameti është arrestuar dhe se të njëjtit i është skuestruar arma me të cilën dyshohet se ka shtënë në drejtim të ish-vjehrrit.


Omer Muhameti, i dyshuar për tentim-vrasjen në Dragash

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, tha Gashi për Paparacin.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit”, tha ai.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash dhe më pas i njëjti dërgohet në Spitalin e Prizrenit.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci