Të fundit

Nga një muaj paraburgim dy të miturve të dyshuar për dhunim të një vajze në Ferizaj

Nga një muaj paraburgim ua ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj dy të miturve që dyshohen se kanë dhunuar një vajzë, nën moshën 14-vjeçare.

Ata dyshohen për veprën penale të “dhunimit në bashkëkryerje”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç’rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim të Themelores në Ferizaj.

Ankesa ndaj aktvendimit nuk e shtyn ekzekutimin e tij, ka njoftuar kjo gjykatë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci