Të fundit

Polonia arrin fitoren e parë në “Qatar 2022”, mposht Arabinë Saudite

Kombëtarja e Polonisë ka arritur fitoren e parë në kuadër të Kampionatit Botëror që këtë edicion zhvillohet në Katar.

Polonia arriti ta mposhtë senzacionin e këtij Botërori, Arabinë Saudite.

Nën udhëheqjen e Robert Lewandowskit, polakët triumfuan me rezultat 2:0.

Golin e parë e shënoi Zielinski kurse rezultatin final e vulosi Lewandowski.

Njëherësh ky ishte goli i parë i sulmuesit të Barcelonës në një Botëror.

Momentalisht Polonia ndodhet në pozitën e parë në Grupin C, teksa me fillim nga ora 20:00 do të takohen dy kundërshtarët tjerë, Meksika dhe Argjentina.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci