Të fundit

70% e serbëve në Kosovë thonë se Rusia i mbron më së miri të drejtat e tyre

Organizata Joqeveritare “Aktiv”, ka publikuar raportin “Analiza e trendit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë”.

Sipas këtij raporti 70% e serbëve në Kosovë konsiderojnë se nga akterët ndërkombëtarë, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb në Kosovë.

Sipas hulumtimit, vetëm 4% e tyre mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve.

Sipas hulumtimit që të hënën është prezantuar në Prishtinë, 53% e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian.

67 % e të anketuarve janë deklaruar se në Kosovë nuk ka parti apo politikanë të cilëve u besojnë.

Sipas hulumtimit 55% e të anketuarve konsiderojnë se në tri vitet e ardhshme jeta e serbëve në Kosovë do të përkeqësohet derisa vetëm 7% e tyre mendojnë që situata në Kosovë është duke shkuar në drejtimin e duhur.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci