Të fundit

Pse Rugova e prezantoi flamurin dardan, flet Hamiti

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Ibrahim Rugova e kishte prezantuar flamurin dardan sepse dëshironte ta përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës.

Sipas tij ka qenë e pamundur që dy shtete të kenë një flamur.

“Dy shtete nuk mund të kishin një flamur, Rugova po e përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti te Dpt te Fidnai në T7.

Ai ka thënë se koha e ka dëshmuar që titistët dhe marksist-leninistët nuk e donin shtetin e Kosovës.

“Shteti i Kosovës dhe 28 nëntori nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Këtu nuk ka kundërshti, mund të jesh edhe shqiptar edhe kosovar”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij Rugova e ka dashur shumë 28 nëntorin.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci