Zvicra nën udhëheqjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë mundësin ta “dërgojnë në shtëpi” Serbinë dhe të kalojnë tutje në fazën e radhës në Kampionatin Botëror.
Xhiroja e dytë ka përfunduar dje, ndërsa në Grupin G gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e fundit.
Një fitore eventuale e Zvicrës ndaj Serbisë do të thoshte kualifikim për helvetikët, por ata kanë një mundësi të artë edhe në rast se mposhten.
Kameruni do të takohet me Brazilin në ditën e njëjtë kur zhvillohet edhe dueli mes Zvicrës e Serbisë dhe një fitore e Kamerunit do të thoshte eliminim nga Kupa e Botës për serbët.
Kameruni e Serbia kanë pikët e barabarta, me të parët që kanë golaverazh më të mirë, çfarë do të thotë se Serbia duhet të fitojë me një gol më shumë se Kameruni ndaj Brazilit.
Brazili është i vetmi ekip nga Grupi G që ka siguruar kualifikimin tutje dhe kjo do të thotë që Kameruni do të ketë mundësi ta mposht duke marrë parasysh mos seriozitetin e ndeshjes.
Zvicra ndodhet në pozitën e dytë në grup me tre pikë, dy pikë më shumë se Kameruni e Serbia.
