Të fundit

Futbollisti serb: Do ta nokautoja Xhakën apo Shaqirin

Zdravko Kuzmanoviq, ish-futbollisti i Serbisë, ka theksuar se do të nokautonte Granit Xhakën apo Xherdan Shaqirin nëse do të ishte ende pjesë e Serbisë.

I pyetur për ndeshjen e së premtes ku do të ballafaqohen Zvicra e Serbia, Kuzmanoviq ka thënë se futbollistët serbë duhet të luajnë ashpër.

Ai është pyetur për shqiponjën dykrenare të Xhakës e Shaqirit në Rusi.

“Ai gjest ishte i turpshëm. Duhet të ndani politikën dhe sportin, ndërsa ata këtë nuk e kanë bërë. Sikur të luaja ende për Serbinë dhe të isha në këtë Kupë të Botës, do të nokautoja Xhakën apo Shaqirin”, ka thënë Kuzmanoviq, përcjell “b92.net”.

“Provokimi erdhi nga Zvicra, 100 për qind. Shfaqja e shqiponjës dykrenare nuk erdhi nga emocionet, por ishte e planifikuar. Ngjarjet në Rusi nuk bën të harrohen. Nëse provokon duhet të jesh gati që gjërat të komplikohen në terren. Është një thënie e mirë ‘Gjithnjë takohesh dy herë në jetë’”, ka thënë Kuzmanoviq, që ka folur për mediat në Zvicër, ndërsa intervista e tij është publikuar në sajtin serb.

Ai ka paralajmëruar lojë më të ashpër të Serbisë.

“Sikur të isha unë ende futbollist, sigurisht do të luaja ashtu. Shpresoj se do të mbesin të qetë, por të gjithë lojtarët do të jenë të përgatitur si duhet. Do të jetë ndeshje shumë e mirë dhe emocionale. Mendoj që ata që kanë luajtur në vitin 2018 nuk do ta kuptojnë të lehtë. Diçka mbajnë mend”, ka thënë Kuzmanoviq.

Kuzmanoviq 35-vjeçar, ka luajtur më së shumti te Baseli, ku janë paraqitur edhe Xhaka e Shaqiri.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci