Të fundit

Kurti kritikon LDK-në: Deputetëve që s`janë në sallë po iu ecë rroga

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar deputetët e LDK-së për mospjesëmarrje në sallën e Kuvendit, ku po mbahen interpelanca parlamentare për kryeministrin.

Ai ka thënë se opozita po thotë se është konstrkutive, por nuk po merr pjesë në sallë.

“Nuk e di a është opozita konstuktive, apo jo. Por, e di që asnjë deputet i LDK-së tash nuk është këtu. Pra, tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na trego platformën, ja ku është kryeministrit. Pra, unë jo vetëm që po informojë, por po kërkoj edhe pjesëmarrje”, ka thënë Kurti.

Ai ua ka rikujtuar deputetëve, se rroga iu ecë edhe kur nuk janë në sallë.

“Me falni, por duhet ta themi troç, deputetëve që nuk janë në sallë po iu ecë rroga. Dhe deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu. Unë nuk e konsideroj mospjesëmarrjen konstruktivitet”, ka thënë Kurti.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci