Të fundit

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe fjalimit të tij në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës ka shtuar pyetjen nëse Kosova do të bëhet vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’ua mundësojë martesën e qytetarëve të së njëjtës gjini.

Martens në një postim në platformën X shkruan se kështu së paku ka bërë të ditur Kurti gjatë vizitës në Berlin, shkruan Telegrafi.

“A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’u ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të të njëjtës gjini? Kështu duket. Kështu së paku ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Berlin. Çfarë do të thotë kjo? Një lëmsh”, shkruan Martens.

Ndryshe, mediat në Kosovës raportojnë se Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, citohet të ketë thënë tha Kurti, duke shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci