Të fundit

Kuvendi miraton dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në ishujt Falkland

Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar e ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qenërisë së Republikës së Kosovës lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në kompaninë Roulement të këmbësorisë në ishujt Falkland.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e paraqiti marrëveshjen.

Kurti i ftoi deputetët ta miratojnë këtë ligj për dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes lidhur me atashimin e personelit të FSK-së në ishujt Falkland.

“Dërgimi i FKS-së në këtë mision përfshinë: Detyra e misionit të FSK-së është për t’i ofruar mbështetje shtetit pritës. Misioni është në mbështetej të paqes, legjislacioni i zbatueshëm është legjislacioni vendor, Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se 7 pjesëtarë të FSK-së, ky mision mund të zgjasë deri në 3 vite me mundësi vazhdimi, gjatë periudhës parashihet rotacion të personelit. FSK është nën komandën e shtetit pritës, kosto mbulohet nga buxheti i Kosovës dhe kufizimet në këtë mision për personelin e FSK-së janë të përfshira në marrëveshjen e nënshkruar”, tha Kurti.

Propozimin e Ligjit e paraqiti Bekë Berisha, kryesues i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci