Të fundit

Formacionet zyrtare të Tunizisë dhe Francës

Sonte me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes Kombëtares së Tunizisë dhe asaj të Francës, e vlefshme kjo për xhiron e tretë dhe të fundit të Grupit D të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Franca e mposhti Danimarkën me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Tunizia pësoi humbje 1:0 nga Australia.

Franca ka siguruar kualifikimin tutje, ku zë vendin e parë në grup me gjashtë pikë, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Tunizia që renditet në vendin e katërt me vetëm një pikë të arkëtuar.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin maj të vitit 2010, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, vetëm Franca do të ketë mungesa të lojtarëve ku nuk do të paraqiten Karim Benzema dhe Lucas Hernandez.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci