Të fundit

Australia e Danimarka kërkojnë kualifikimin, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Al Janoub” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Australisë dhe Danimarkës, ndeshje kjo e fundit për të dy kombëtaret në Grupin D të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Franca është liderë e grupit dhe e ka siguruar kualifikimin tutje, gjë kjo që nënkupton se Australia dhe Danimarka do të përballen sot për vendin e dytë në grup.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Australia e mposhti Tunizinë me rezultat minimal 1:0, kurse Danimarka pësoi humbje nga Franca me shifrat 2:1.

Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë dy pikë në tabelë, ku Australia zë vendin e dytë në kuotën e tre pikëve, krahas Danimarkës që renditet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Takimi i fundit mes Australisë dhe Danimarkës daton në muajin qershor të vitit 2018, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme mungesa të lojtarëve të do të ketë te të dy kombëtaret, ku për Australinë nuk do të paraqitet Nathaniel Atkinson, ndërsa te Danimarka mungon Thomas Delaney.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Australia (4-4-2): Ryan; Degenek, Rowles, Souttar, Behich; Mooy, Goowdwin, Irvine, Leckie; Duke, McGree

Danimarka (3-5-2): Schmeichel; Andersen, Maehle, Christensen; Jensen, Eriksen, Kristensen, Hojbjerg, Lindstrom; Skov Olsen, Braithwaite

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci