Të fundit

Ministrja Haxhiu paralajmëron shkarkime dhe dorëheqje, pas vrasjes së shtatzënës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para gazetarëve ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkime në të gjitha institucionet e vendit që lidhen me rastin e vrasjes së 35-vjeçares në Prishtinë, raporton Paparaci.

Ajo tha se nëse vërtetohet se ka pasur neglizhencë nga vartësit e institucioneve të përfshira për vrasjen mizore të gruas shtatzënë në QKUK nga ish-burri saj.

E para e Drejtësisë shpjegoi se Prokuroria e kishte lëshuar në procedurë të rregullt të dyshuarin në muajin korrik të këtij viti ndonëse kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-gruas së tij, tanimë të ndjerës.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të japë dorëheqje, të gjithë ne që jemi në pozicione që mbajmë kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi, kompetencat janë të ndara, ju garantoj që nëse shohim që ka dështuar dikush do të ketë dorëheqje dhe shkarkime, por keni parasysh dorëheqjet dhe shkarkimet janë kërkuar edhe kur ka dështuar prokuroria, asnjë dorëheqje asnjë shkarkim, dhe këto raste këto mosveprime kjo neglizhencë po inkurajon kriminelët dhe vrasësit”, tha ajo.

Haxhiu u shpreh se sot “nuk kemi as një prokuror asnjë gjyqtar ka dhënë dorëheqje për shkak që nuk e ka kryer detyrën”.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci