Të fundit

Ministri Krasniqi në Greqi, pjesë e Samitit kundër antisemitizmit

Me ftesën e Kryetarit të Komunës së Athinës, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pjesë e Samitit kundër antisemitizmit i cili po mbahet në Greqi dhe pjesë e së cilit janë, përfaqësues shtetëror,Presidentja e Republikes Helene Katerina Sakellaropoulou, kryetarë të komunave dhe organizata joqeveritare nga vende të ndryshme të botës.

“Në margjinën e këtij samiti, u prita në takim nga Kryetari i Komunës së Athinës, Kotos Bakoyannis, me të cilin diskutuam për bashkëpunim në mes të dy vendeve tona në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, ofrimit të shërbimeve kualitative për qytetarët dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara ashtu siç kishte për qëllim edhe ky samit.

Me Kryetarin, Bokoyannis, u dakorduam që Komuna e Athinës dhe Komunat e Kosovës të thellojnë bashkëpunimin e tyre në fushat me interes të përbashkët” shkruan ministri Krasniqi në postim.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci