Dueli kundër Serbisë është një lojë e veçantë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, për shkak të rrënjëve të tyre kosovare dhe golave të tyre të ndjekura nga festimet me shqiponjë të dyfishtë në 2018.
Përpos duelit të zjarrtë që i pret sot, Xhaka e Shaqiri mund të vendosin një rekord për Kombëtaren e Zvicrës dhe atë madje në një Kupë Bote, shkruan Blick.
Me paraqitjen e tyre të njëmbëdhjetë në Kupën e Botës për Natin, Xhaka dhe Shaqiri kalojnë të premten Stephan Lichtsteiner dhe Valon Behrami, duke u bërë kështu futbollistët me më së shumti paraqitje.
Ricardo Rodriguez (30) do të luajë gjithashtu ndeshjen e tij të njëmbëdhjetë në Kupën e Botës.
Ashtu si Xhaka, ai ka luajtur të gjitha ndeshjet e kombëtares në Kupën e Botës që nga turneu i vitit 2014 në Brazil.
Në vitin 2009 të dy u bënë kampionë të botës U17 së bashku në Nigeri.
Shaqiri bëri paraqitjen e tij të parë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Ottmar Hitzfeld e solli atë pak para përfundimit të lojës kundër Hondurasit. “Atëherë unë isha ende zogth”, thotë Shaqiri. “Tani jam krenar që jam ende atje”.
Rekordi për shumicën e ndeshjeve të Kupës së Botës mbahet nga Lothar Matthäus, i cili luajti gjithsej 25 ndeshje për Gjermaninë në pesë finale.
Miroslav Klose, kampioni i Botës 2014, është një më pak se kapiteni i Kupës së Botës 1990. Vendi i tretë shkon për Paolo Maldini nga Italia (23 ndeshje). Nga lojtarët aktivë në Katar, Lionel Messi ka më shumë ndeshje në Kupën e Botës (22).
