Federata e Futbollit e Serbisë ka publikuar një postim në rrjetin e tyre social, Twitter, duke dërguar një mesazh për futbollistët serbë para takimit me Zvicrën.
Ata kanë publikuar lajmin për eliminimin e Uruguait nga Kupa e Botës, duke ndërlidhur një mesazh për futbollistët e tyre.
“Mësimi i mirë për lojtarët tanë, mos shpenzoni shumë kohë duke u fokusuar në hakmarrje, thjesht mund të bëni shumë presion mbi veten tuaj. Thjesht luani lojën tuaj dhe luani për të fituar”, thuhet në postimin e tyre.
Good lesson for our players, don’t spend too much time focusing on revenge, you might just put too much pressure on yourselves.
Just play your game & play to win 👍 https://t.co/2G6GFforpE
— Serbian Football (@SerbianFooty) December 2, 2022
Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
