Të fundit

Ademi për vdekjen e futbollistit: Vdekja ia ndali në gjysmë ëndrrat

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit sportiv pas vdekjes së Erion Kajtazit, futbollistit 16-vjeçar të Trepçës 89.

Erioni ka vdekur sot në ndeshjen miqësore kundër ekipit A&N në Prizren si pasojë e arrestit kardiak.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës, teksa një telegram ngushëllimi e ka publikuar edhe Agim Ademi, kryetar i FFK-së.

“Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi.
Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi. Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike. Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi. Erioni ishte talent i jashtëzakonshëm, por sot u shua për të udhëtuar drejt parajsës, e për jetuar përgjithmonë i freskët në kujtimet e familjes, bashkëlojtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit. Në këtë ditë të rëndë pikëllimi, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, dua t’ua përcjell ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit. Sot, i gjithë komuniteti i futbollit, e nderon dhe e kujton me lot në sy djaloshin shembullor dardan! Lamtumirë Erion! I përjetshëm kujtimi për Ty!”, thuhet në letrën e Ademit.

Përpos Trepçës 89, Kajtazi ishte pjesë edhe e ekipit të Kosovës për grupmoshat U-17.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci