Të fundit

Drejtori i AKI-së në “takim pune” me Kryeprokurorin e ri të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, njoftoi sot Prokuroria e Shtetit.

Me këtë rast, siç thuhet në një komunikatë të Prokurorisë, drejtori i AKI-së e uroi kryeprokurorin Gashi me rastin e marrjes së detyrës, “duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij”.

“Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Një ditë më parë, të mërkurën, kryeprokurori Gashi priti në takim drejtorin e Agjencisë Tatimore të Kosovës, Mentor Hysenin.

Si Hyseni, ashtu edhe Ajeti, u caktuan në detyrat e tyre si udhëheqës të institucioneve përkatëse gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni, drejtor i ATK-së, është direkt anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci