Të fundit

Çeku për vdekjen e futbollistit: Vendi humbi një sportist të denjë

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka publikuar një telegram ngushëllimi pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar, Erion Kajtazi.

Çeku i ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi për humbjen e tyre, raporton Paparaci.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit tonë, Erion Kajtazi.
Në emrin tim dhe të Ministrisë së Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj. Bashkëndjejmë me ju në këto ditë tejet të vështira”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit.

“Vendi ynë ka humbur një sportist të denjë e të talentuar, një djal shembull për shoqërinë.
Erioni ishte pjesë e klubit FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtar i ekipeve kombëtare të Kosovës. Ndarja e hershme e tij nga jeta është humbje e madhe për vendin dhe sportin e Kosovës, por kontributi i tij do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve, klubit FC “Trepça’89” dhe gjithë komunitetit të futbollit”, vazhdohet tutje.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci