Të fundit

Histori e pabesueshme: Futbollisti i Kroacisë është djali i një mafiozi famëkeq

Një histori e pabesueshme për një futbollist kroat.

Kombëtarja e Kroacisë është ballafaquar papritur me një problem para ndeshjes së 16-tës kundër Japonisë, e cila zhvillohet sot.

Mbrojtësi i majtë Borna Sosa nuk do të luajë kundër japonezëve për shkak të një lëndimi dhe Borna Barishiq pritet ta marrë vendin e tij.

Një ditë para ndeshjes, media angleze “Daily Star” botoi një artikull për Barishiqin, më konkretisht për babanë e tij Stipe Barishiq, të cilin e quajti mafioz të frikshëm me pseudonimin “Moth”.

“babai i Barishiqit, Stipe, besohet se është një nga bosët kryesorë të klanit mafioz nga Çepini”, shkruan “Daily Star”.

Më pas ata shpjegojnë në detaje se kush është Stipe Barishiq.

“Stipe Barishiq kujdeset për karrierën e djalit të tij si çdo baba, por ky është një lajm i keq për trajnerin apo presidentin e klubit ku do të luajë Barishiq. Kreu i Dinamos në atë kohë, Zdravko Mamiq, i cili e mori vesh për herë të parë në verën e vitit 2017, ndaloi transferimin e Barishiqit te Dinamo”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci