Krenar Xhaferi, ish-këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkon votën tuaj për asamble komunale në Prishtinë.
I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Krenar Xhaferi, garanton ndryshimin e madh.
Në videon e publikuar nga ai, paraqet projektet që synon t’i realizojë si asambleist i Komunës së Prishtinës.
Krenar Xhaferi flet për të kaluarën e tij dhe të familjes së tij.
Numri i Krenar Xhaferit është 16 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës.
Video nga Krenar Xhaferi:
Jam lindur dhe rritur në Prishtinë
Jam edukuar në një familje arsimdashëse. Prindërit e mi tërë jetën ja kushtuan arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja. Në kohët më të vështirë për arsimin, shtëpia jonë u shndërrua në shtëpi – shkollë.
Jam rritur dhe edukuar për të punuar me nderë.
Duhet të punojmë shumë për ta ndryshuar këtë realitet që po na rrethon.
Si këshilltar i Ministrit Abdixhiku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, s’bashku me të, krijuam dinamikë të re, në të gjitha projektet. Ajo dinamikë, sot i duhet Prishtinës.
Tani i kemi hyrë garës bashkë me Perparim Ramën. Garantojmë ndryshimin e madh.
1. Ndër projektet e para do të jetë ndërtimi i rrugës “A” dhe përfundimi i rrugës “B”, pra zgjerimi i Prishtinës së re.
2. Plan ambicioz është ridefinimi i Qendrës së Qytetit;
3. Mirëmbajtja e Prishtinës do të ndahet në katër zona. Qyteti do të jetë 24 orë i mbikëqyrur, për t’i sanuar gropat, mbyllur pusetat e pastruar rrugët;
Për Prishtinën s’do të kursehemi asnjëherë, me aq sa dijë e mundemi, sepse kemi shumë energji për të bërë punë të mira.
Është herë e parë që po i hy një gare elektorale.Tani më nevojitet përkrahja e juaj në këtë rrugëtim të përbashkët.
Çdo gjë që bëhet me nderë, krijon motiv!
Ju premtoj se ne do ti realizojmë këto projekte. Nëse nuk ndodh kjo, unë do jem i pari që do jap dorëheqje, sepse këtë ja kemi borgj gjeneratave të reja.