FIFA ka njoftuar se ka nisur procedurë hetimore ndaj kombëtares serbe në futboll pas ngjarjeve të turpshme në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Zvicrës.
Sipas FIFA-s, procedura ndaj Serbisë është iniciuar në drejtim të shkeljeve të mundshme të nenit 12 (Sjellje e gabueshme e lojtarëve dhe zyrtarëve), 13 (Diskriminimi) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje).
Organi drejtues i futbollit botëror nuk ka bërë të ditur asgjë më konkrete, por siç raporton gazeta zvicerane “Tages Anzeiger” ka gjasë se bëhet fjalë për trajnerin serb Dragan Stojkoviç, i cili bëri komente përçmuese për shqiptarët dhe nënat e tyre.
Ende është e paqartë se kur do të merret vendimi. Po kështu, nëse do të fillojë procedimi edhe kundër Federatës Zvicerane të Futbollit ose Granit Xhakës.
