Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë, me rezultatin e barabartë 1-1.
Nga një gol i shënuar në secilën pjesë bërë që këto dy skuadra ta mësojnë fatin e tyre në këtë Kampionat Botëror ta mësojnë pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Japonezët ishin në epërsi pas pjesës së parë me golin e realizuar nga Maeda në minutën e 43’, por kroatët rikthyen baraspeshën në rezultat me anë të Ivan Perisic i cili shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 55’.
Prandaj, çerekfinalisti i radhës do të mësohet pas gjysmë ore lojë.
