Në një finale të jashtëzakonshme dhe po ashtu dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet KV Drita dhe KV Ferizaj ishin Intelektualet ata që në fund arritën ta rrëmbejnë trofeun duke e rikthyer në Gjilan pas plot 23 viteve, raporton Paparaci.
Lidhur me triumfin e kësaj skuadre, ka reaguar edhe presidenti i klubit bardhë e kaltër, Besnik Veseli, i cili tha se ndeshja e sotme ishte një ndeshje shumë e fortë, por edhe e baraspeshuar.
“Në fund ishim ne ata qe e dëshiruam trofeun me shume. I përgëzoj djemtë për angazhimin në parket dhe i uroj me plot meritë për këtë trofe që i kishte munguar klubit tonë në më shumë se 20 vite. Ky trofe vjen si pasojë e punës se palodhshme që është duke u bërë në 3-4 vitet e fundit dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që e nisem këtë sezon me trofe dhe shpresojmë e besojmë që në fund të jemi edhe Kampion ne Superlig”, tha ai, pas ndeshjes.
Krejt në fund, ai falënderoi përkrahësit e klubit dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
Drita nga Gjilani e cila në përbërje ka lojtare të rinj vendor e ndërkombëtar, aktualisht mban pozitën e parë në renditjen tabelare në Superligen A të volejbollit duke u shpallur edhe kampion vjeshtor për këtë kategori.

