Të fundit

Nuk është Granit Xhaka, është Arbër Xhekaj: Shqiptari i qëron hesapet me grushte në hokej

Hokeisti, Arbër Xhekaj ka qenë përsëri protagonist në ndeshjen derbi mes Vancouver Canucks dhe Montreal Canadiens.

Njëra nga sfidat më emocionuese në NHL, nuk kaloi pa përplase në fushën e akullt në Kanadë.

Rolin kryesor në këtë ndeshje e kishin Arber Xhekaj nga Montreali dhe Luke Schenn nga Vancouver.

Pas një aksioni, mes hokeistëve të lartpërmendur ka ndodhur një përballje dhe më pas Arben Xhekaj ka nisur të zgjidhë me grushte problemet me Shenin.

 Gjyqtarët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë ndarë hokejistët e përmendur.

21-vjeçari, Arber Xhekaj është me origjinë nga Kosova, por familja e tij prej shumë vitesh jeton në Kanada, ndaj nuk e ka pasur problem të vendosë se cilin sport do të stërvitet, duke qenë se hokej mbi akull është sport kombëtar në Kanada.

Së fundmi Granit Xhaka është vënë në qendër të vëmendjes në fushën e futbollit pas duelit mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit dhe tashmë Arber Xhekaj është treguar pak më i ashpër në fushën e hokejit.

Dueli i lartpërmendur mes Vankuverit dhe Montrealit përfundoi me rezultat 6:6 pas pjesës së rregullt të lojës dhe në fund Vankuveri fitoi pas kohës shtesë me 7:6.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci